Kryetari i NISMA-s Socialdemokrate, Fatmir Limaj, deklaroi se bisedimet në mes Partisë Demokratike të Kosovës e partisë së tij për koalicion kanë dështuar.
Limaj tha se kanë shprehur gatishmërinë që “forcat patriotike” të bëhen bashkë.
“Kam dëgjuar dëshirën e qindra njerëzve që kanë dëshiruar të shohin një fron të përbashkët mes PDK dhe Nismën. Kjo shancë u humb dhe nuk u konkretizua. Na vjen keq”, tha ai në Pressing.
Gjatë ditëve të fundit ka pasur bisedime në mes PDK-së e NISMA-s për koalicion.
Limaj ishte njëri nga themeluesit e Partisë Demokratike të Kosovës, ai ishte larguar nga ky subjekt politik në vitin 2013. /Insajderi.com