Limaj e nis mobilizimin për zgjedhje: Malisheva bërthama e socialdemokracisë

Limaj e nis mobilizimin për zgjedhje: Malisheva bërthama e socialdemokracisë

Kreu i NISMA-së, Fatmir Limaj, ka filluar mobilizimin e partisë për zgjedhjet e parakohshme që pritet të mbahen në Kosovë, njofton Insajderi.

Ai këtë mobilizim e ka nisur nga vendlindja e tij, Malishave, të cilën e ka cilësuar si bërthama e politikave socialdemokrate, njofton Insajderi.

Limaj në profilin e tij në Facebook, ka shkruar se strukturat drejtuese të NISMA-së në Malishevë, janë të gatshme që t’i hyrë procesit të zgjedhjeve të parakohshme.

Në llogarinë e tij në Facebook, ai ka shtuar më pas se, këto struktura janë dakorduar që të angazhohen fuqishëm që në këto zgjedhje të dalin sa më mirë, për ta ndihmuar më pas Kosovën nga grupacione parlamentare që e rrezikojnë vendin.

Në fund Limaj ka thënë se beteja e tij politike  do të jetë betejë për Kosovën, për vlerat e luftës dhe për burrat  e këtij vendi që sot janë duke u gjykuar në Hagë./Insajderi.com