Limaj flet për raportet e tensionuara mes Thaçit dhe Haradinajt

Limaj flet për raportet e tensionuara mes Thaçit dhe Haradinajt

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Fatmir Limaj, ka folur për raportet e ftohta mes udhëheqësve të vendit.

Limaj ka thënë në emisionin “Pressing”, në televizionin T7, se përplasja mes presidentit të vendit, Hashim Thaçi, dhe kryeministrit Ramush Haradinaj, “po e dëmton vendin”.

Haradinaj ka deklaruar mbrëmë se me Thaçin është “i prishur”.

Limaj po ashtu ka folur për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, duke e vlerësuar të gabuar udhëheqjen e dialogut nga presidenti Thaçi.

Sipas Limajt, Haradinaj ka gabuar që ia ka lëshuar Thaçit kompetencat për dialogun.

Limaj po ashtu ka deklaruar se nuk e di se si dhe nga kush lindi tema e “korrigjimit të kufijve”.