Limaj: Intelektualët po rreshtohen krah meje

Limaj: Intelektualët po rreshtohen krah meje

Lideri i NISMAS-s Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka deklaruar se intelektualët po e mbështesin atë.

Këto komente ai i bëri pas një takimi me qytetarë të Malishevës të cilët Limaj ia atriboi epitetin ‘intelektualët’, njofton Insajderi.

“Sot kisha një takim të jashtëzakonshëm me intelektualë nga komuna e Malishevës, të cilët tashmë janë bërë bashkë për të dhënë kontributin e tyre për kauzën tonë të drejt, që zëri i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, zëri i vlerave kombëtare dhe zëri i Llapushës të jetë sa më i fuqishëm në Parlament dhe kudo që është nevojshme”, ka shkruar Limaj në Facebook.

Ai tha se zgjedhjet e 14 shkurtit nuk janë vetëm zgjedhje, por edhe “zgjedhje për t’i dhënë drejtim e siguri vlerave kombëtare”.

“Malisheva, falë këtij uniteti e vizioni të qartë ka arritur dhe do vazhdojë të ketë prezencë e përfaqësim dinjitoz në Institucionet qendrore, për të qenë vendimtare në inicimin e politikave me interes për vendin”, tha ndër tjerash Limaj. /Insajderi.com

Postimi i plotë:

 

Intelektualët po rreshtohen krah projektit tonë për mbrojtjen e vlerave kombëtare!

Sot kisha një takim të…

Posted by Fatmir Limaj on Friday, 22 January 2021