Limaj krenohet se ka thyer bastionin e PDK-së, i bindur në fitore në zgjedhjet e ardhshme

Limaj krenohet se ka thyer bastionin e PDK-së, i bindur në fitore në zgjedhjet e ardhshme

Për liderin e partisë NISMA për Kosovën që nuk mundi ta mposhtë PDK-në në Drenas, rezultati i zgjedhjeve të sontme është i rëndësishëm sepse e ka bërë këtë komunë të njohur si bastion të PKD-së një komunë që nuk i përket asnjë partie.

Duke iu drejtuar elektoratit të NISMA-s në Drenas, Limaj ka thënë se votuesit që kanë votuar për kolaicionin opozitar “janë bartëasit e fitores demokratike”.

“Tanimë Drenasi nuk është bastion i askujt”, ka thënë Limaj.

Përkundër rezultatit të balotazhit, sipas Limajt, në Drenas, tashmë ka lindur fryma e ndryshimit.

“Pavarësisht vështirësive që u ballafaquat ju përball krejt aparatit shtetëror, ju keni vënë vullnetin tuaj për të ndryshuar qeverisjen në Drenas”, ka shkruar Limaj në Facebook.

“Ne me Isa Xhemajlin do të vazhdojmë për ta ndryshuar qeverinë pas disa muajve edhe më të vendosur, edhe më të përgatitur deri në fitore. Kjo punë e juaja ishte një hap i madh drejt qëllimit tonë”, ka shtuar ai./Insajderi.com