Limaj: Marrëveshja në Shtëpinë e Bardhë, momentum i ri për Kosovën

Limaj: Marrëveshja në Shtëpinë e Bardhë, momentum i ri për Kosovën

Kryetari i Nismës, Fatmir Limaj, marrëveshjen e 4 shtatorit në Shtëpinë e Bardhë me palën serbe, e quan një momentum të rëndësishëm, i cili do të përshpejtojë përmbylljen e procesit të dialogut me Serbinë, njofton Insajderi.

Në emisionin “Debat” në RTK, Limaj,  ka thënë se “administrata amerikane është përkujdesur që një vend i rëndësishëm botëror si Izraeli ta njohë shtetin e Kosovës, duke e forcuar kështu pozitën e saj në arenën ndërkombëtare”.

Tutje, Limaj ka shtuar se “kthimi direkt i SHBA-së në tryezën e dialogut është shumë i rëndësishëm për Kosovën dhe në bisedimet për marrëveshjen gjithëpërfshirëse për njohje reciproke me Serbinë”.

“SHBA kanë thirrur dy vende në Shtëpinë e Bardhë. Marrëveshja ka elemente gjeopolitike dhe nuk është thjesht një marrëveshje për normalizim ekonomik”./Insajderi.com