Limaj: Mbështetjen e bujqësisë e kemi prioritet kryesor

Limaj: Mbështetjen e bujqësisë e kemi prioritet kryesor

Lideri i Nismës për Kosovën, Fatmir Limaj, gjatë vizitës së tij bërë disa bizneseve në komunën e Malishevës, ka thënë se përkrahja në bujqësi është prioritet i tyre.

“Mbështetja për bizneset e vogla dhe të mesme, mbështetja për bujqësinë do të jenë prioritetet kryesore të Nismës në qeverinë e ardhshme”, ka shkruar Limaj në llogarinë e tij në facebook.

Gjatë kësaj vizite Limaj ka thënë se pronarët e këtyre bizneseve i kanë premtuar se me pak ndihmë nga qeveria ata do t’i punësonin deri në 50 persona.

“Sot bashkë me kandidatët e Nismës për deputetë, Enver Hoti dhe Haxhi Shala, vizitova disa biznese të vogla dhe të mesme në Malishevë. Fabrika për prodhimin e dritareve dhe dyerve të plastikës, është ndër fabrikat më cilësore në komunën e Malishevës, e cila prodhimet e veta i eksporton në Gjermani dhe Amerikë. Pronari i kësaj fabrike të njohur, premtoi se me një mbështetje të vogël nga shteti kjo fabrikë do të mund të punësoi rreth 50 persona”, ka shkruar më tej Limaj.

“Gjithashtu sot në Malishevë vizitova edhe Fabrikën për grumbullimin e qumështit. Edhe drejtuesit e saj shprehen shqetësimin që deri më sot nuk kanë marrë asnjë përkrahje nga institucionet qendrore të shtetit, ndryshe me një përkrahje të vogël do të mund të punësonin mbi 60 punëtorë të rinj”, ka përfunduar postimin e tij Limaj./Insajderi.com