
Lideri i Nismës për Kosovën, Fatmir Limaj, ka thënë se dialogu i këtij lloji mes Kosovës dhe Serbisë e ka sjellë edhe ndërtimin e murit në veri.
Sipas tij, nuk ka rëndësi se sa i lartë, i gjerë, apo i gjatë është ai mur, por simbolika e tij është ndarja.
Kështu ka thënë Limaj gjatë një tryeze diskutimi “Fol Hapur” i mbajtur në lëvizjen Fol.
Limaj ka shtuar se me dialogun Kosovë-Serbi, kjo e fundit është kthyer në një lloj vendimmarrësi për jetën e qytetarëve në Kosovë./Insajderi.com