Limaj ngushëllon familjet e viktimave të 11 Shtatorit

Lideri i Nismës për Kosovën, Fatmir Limaj, ka ngushëlluar familjet e të gjitha viktimave të sulmeve të 11 Shtatorit në ShBA.

Limaj ngushëllon familjet e viktimave të 11 Shtatorit

“U bënë 15 vjet, që kur bota është trishtuar nga sulmet terroriste që ndodhën në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ngushëlloj familjet e të viktimave në sulmet e 11 Shtatorit, dhe njëkohësisht shpresoj që sa më shpejt terrorizmi të zhduket në mbarë botën”, ka shkruar Limaj.

“Gjatë historisë dhe të sotmes, Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë dëshmuar gjithnjë frymë demokratike dhe liri të shprehjes, mendimit dhe të jetuarit për të gjithë popujt e botës. Shtetet e Bashkuara të Amerikës po dëshmojnë gjithnjë se janë mbrojtëse e përkushtuar e barazisë në botë”. Ka shkruar më tej Limaj.

“Një mirënjohje e thellë për Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe popullin e saj”, ka përfunduar postimin e tij Limaj./Insajderi.com