Kreu i partis Nisma Socialdemokrate, njëherëshit edhe kandidati për kryeministër, Fatmir Limaj ka qëndruar i heshtur gjatë këtyre ditëve të mbajtës së aktiviteteve para fushatës.
Mirëpo pak më parë përmesë një postimi të tij, Limaj ka treguar se buqësia do të jetë njëri ndër prioritete kryesore të Nismës në këto zgjedhje.
“ Fuqizimi i bujqve tanë nënkupton hapje të vendeve të reja të punës, zhvillim më të hovshëm ekonomik dhe siguri më të madhe të produkteve që konsumojmë” ka shkruar Limaj.
Ai gjithashtu është shprehur se nesë partia e tij del fituese, do ti investoj mbi 500 milionë euro në bujqësi.
“Ne vlerësojmë se buxheti i Kosovës duhet të orientohet në investimet në bujqësi dhe në këtë drejtim ne planifikojmë të investojmë mbi 500 milionë euro në bujqësi (brenda një mandati katër vjeçar) duke stimuluar kështu bujqit tanë të kultivojnë kultura tradicionale dhe të reja bujqësore” ka përfunduar Limaj.