Limaj nuk do të kandidojë për president

Limaj nuk do të kandidojë për president

Lideri i NISMA Social Demokratike, Fatmir Limaj, ka mohuar që do të kandidojë për president të Kosovës.

Mandati i presidentit skadon në mars të vitit 2021, prandaj Limaj ka thënë se “Kosova e ka presidentin aktual dhe çdo diskutim rreth kësaj teme tani është i hershëm, joetik dhe i panevojshëm”.

I pyetur nga “Radio Evropa e Lirë”, nëse do të kandidojë për president, ai tha se, “Kosova e ka presidentin aktual dhe çdo diskutim rreth kësaj teme tani është i hershëm, joetik dhe i panevojshëm”, transmeton Insajderi.

Në këtë intervistë, Limaj, ka përshëndetur përfshirjen e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në ndërmjetësim të dialogut Kosovë-Serbi.

Limaj po ashtu ka thënë se do të ishte mirë për Kosovën të kishte një Qeveri më stabile.

“Unë jam gjithmonë për një qeverisje stabile me bazë të gjerë, sa më të fuqishme duke ditur cilat janë sfidat me të cilat po ballafaqohet vendi ynë”, ka thënë Limaj.  /Insajderi.com