Limaj nuk e përmend dorëheqjen e Haradinajt, thotë se Gjykata Speciale është e padrejtë

Limaj nuk e përmend dorëheqjen e Haradinajt, thotë se Gjykata Speciale është e padrejtë

Kryetari i partisë NISMA, Fatmir Limaj, ka reaguar për dorëheqjen e kryeministrit Ramush Haradinaj, shkruan Insajderi.com

Limaj në Facebook ka thënë se ftesa nga Gjykata Speciale është e padrejtë, ashtu sikur që janë të padrejta ftesat për drejtues dhe luftëtarë të UÇK-së.

“Fatkeqësisht kjo gjykatë është themeluar nga Kuvendi i Kosovës, prandaj alternativa e vetme është përballja me fakte kundër shpifjeve të armiqve të Kosovës!

Ai ka thënë se Kosova do ta kalojë me sukses këtë sfidë dhe drejtësia do të ngadhënjejë edhe në këtë rast”, ka shkruar Limaj./Insajderi/