Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka thënë se partitë opozitare duhet urgjentisht të të kërkojnë garanci me shkrim nga kryeministri i vendit, Albin Kurti, që s’do ta ndërmarr asnjë iniciativë për ndryshimin e Ligjit për Zgjedhjet, pa pajtimin paraprak me opozitën.
Sipas tij, kurdo që fillohet me reformë zgjedhore atë duhet ta udhëheq opozita.
“Partitë opozitare në parlament duhet urgjentisht të mblidhen e të kërkojnë garanci me shkrim se shumica nuk do të ndërmerr asnjë iniciativë për ndryshimin e Ligjit për Zgjedhjet pa pajtimin paraprak me opozitën, si dhe kurdo që fillohet me reformë zgjedhore atë duhet ta udhëheq opozita.
Pa një marrëveshje me shkrim pozitë-opozitë, nuk ka asnjë siguri se pushteti nuk do të vepron përsëri në funksion të jetësimit të synimit të tyre për ndryshimin e këtij Ligji”, ka shkruar Limaj në profilin e tij në Facebook./Insajderi.com