Fatmir Limaj, kryetari i Nismës për Kosovën dhe ish-bashkëluftëtar me presidentin aktual Hashim Thaçi e kryetarin e PDK-së, Kadri Veseli, me anë të një shkrimi të gjatë në llogarinë e tij në Facebook, ka thënë se ka ardhur momenti që spektri politik të bëhet bashkë dhe të koordinojë veprimet politike.
“Është moment i fundit që të lëmë inatet dhe veprimet emocionale dhe t’i bashkërenditim veprimet tona që të dëshmojmë se vërtet interesat e shtetit tonë i vëmë mbi interesat individuale”, ka shkruar Limaj në Facebook.
Ai ka shkruar edhe se aktakuza ndaj Thaçit e Veselit “ka shkaktuar shqetësime të mëdha të qytetarët e Kosovës”.
Shqetësime që marrin përmasa edhe më të mëdha për shkak të kontekstit, ka shtuar Limaj.
Limaj edhe vetë ka qenë i akuzuar nga drejtësia vendore e ndërkombëtare, por ka dalur i pafajshëm.