Limaj për deklaratën e Vuçiq: Është koha e fundit që BE të merr masa ndaj këtij regjimi

Limaj për deklaratën e Vuçiq: Është koha e fundit që BE të merr masa ndaj këtij regjimi

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka reaguar pas deklaratës së presidentit serb, Aleksandar Vuçiq, lidhur me konfliktin që mund të ketë nëse nuk ka zgjidhje përmes dialogut me Kosovën, njofton Insajderi.

Limaj ka thënë se është koha e fundit që Bashkimi Europin të merr masa ndaj këtij regjimi.

Ai tutje thotë se ushtria që ka bërë gjenocid, spastrime etnike nëpër ish-Jugosllavi e posaçërisht në Kosovë, vazhdon të jetë e komanduar nga ekzekutorët e gjenocidit dhe e drejtuar nga të njëjtit politikanë që e kanë përdorur këtë ushtri për realizmin e planit të Serbisë së Madhe përmes luftës, terrorit e gjenocidit.

Lideri i Nismës është shprehur se gjithmonë do të kemi një Serbi luftënxitëse e kërcënuese për rajonin e më gjerë për sa kohë që këta njerë nuk përgjigjen për krimet e kryera.

”Derisa këta njerëz nuk përgjigjen për krimet që i kanë kryer dhe derisa nuk shpërbëhet ajo organizatë kriminale e quajtur ushtri dhe drejtues tjerë të sistemit të sigurisë, gjithmonë do të kemi një Serbi luftënxitëse e kërcënuese për rajonin e më gjerë. Është koha e fundit që Bashkimi Europian të merr masa ndaj këtij regjimi”, ka thënë Limaj. /Insajderi.com