Limaj për ftesat e Speciales: Asgjë nuk është çka do të vijë më vonë

Limaj për ftesat e Speciales: Asgjë nuk është çka do të vijë më vonë

Ish-komandanti i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Fatmir Limaj, ka thënë se nuk ka marrë ftesë nga Gjykata Speciale, por u shpreh i bindur se ftesat do t’iu dërgohen gjithë anëtarëve të Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së.

“Nuk kam marrë ftesë, por të gjithë anëtarët e Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës do të thirren nga Gjykata Speciale”, tha Limaj për Blic, shkruan Insajderi.

“Ajo gjykatë është formuar kundër UÇK-së, megjithatë ftesa nuk duhet të shihet si spektakël medial, por si një gjë e rëndomtë. Kjo nuk do të jetë asgjë se çka do të vijë më pas kur njerëzit do të fillojnë të ballafaqohen direkt me këtë Gjykatë, apo me procese gjyqësore”.