Limaj për vdekjen e Adem Mikullovcit: Në kohë të vështira mbajti gjallë ndjenjat kombëtare

Limaj për vdekjen e Adem Mikullovcit: Në kohë të vështira mbajti gjallë ndjenjat kombëtare

Kryetari i Nisma Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka ngushëlluar familjen dhe miqtë e Mikullovcit për ndarjen nga jeta të aktorit të mirënjohur, Adem Mikullovci.

Limaj ka thënë se Mikullovci i takonte një gjeneratë të artë artistësh të cilët në rrethana aspak të lehta mbajtën gjallë ndjenjat kombëtare.

“I ndjeri do të mbetet përherë̈ në kujtesën për rolet e tij në shumë projekte filmike, teatër, komedi dhe shumë performanca të tjera artistike”, ka shkruar Limaj.

Artisti dhe ish-deputeti ka ndërruar jetë në minutat e para të së martës. /Insajderi.com