Kryetari i flet Nismës

Limaj: Qeveria e kaluar ishte autoritare

Limaj i ka takuar anëtarët e partisë së tij. Ka folur për qeverinë e kaluar. Ka thënë se ishte autoritare, e papërvojë dhe merrte vendime populiste.

Limaj: Qeveria e kaluar ishte autoritare

Fatmir Limaj e ka cilësuar qeverinë e kaluar të udhëhequr nga Lëvizja Vetëvendosje si qeveri autoritare, njofton Insajderi.

Në një takim me anëtarët e kryesisë së Nismës për Kosovën, kryetari i kësaj partie tha se qeverisja e kaluar përveç se përbëhej nga njerëz të papërvojë, merrte dhe vendime populiste, për çka Kosova në këtë fazë nuk e ka luksin.

“Një nga qëndrimet tona gjatë fushatës zgjedhore ka qenë se është luks për Kosovën me iu dhënë drejtimin e shtetit njerëzve të papërvojë, ky ka qenë minimumi i arsyes. Orientimi i qeverisjes së kaluar ka qenë orientim negativ”, deklaroi Limaj në takim.

“Kemi pasur një qeverisje me vendime populiste, por me pasoja për vendin”./Insajderi.com