Limaj i quan “banda” LDK-në dhe PDK-në

Kryetari i partisë, Nisma për Kosovën, Fatmir Limaj, ka thënë se zgjedhjet janë e vetmja rrugë për ta zgjidhur krizën politike që ka përfshirë vendin. Ai ka thënë se "duhet t'i largojmë bandat nga shteti", duke iu referuar partive opozitare, LDK dhe PDK.

Limaj i quan “banda” LDK-në dhe PDK-në

Limaj, në një intervistë me Radio Televizionin e Kosovës ka thënë se zgjedhjet janë nevojë, dhe jo vetëm kërkesë e opozitës për ta tejkaluar situatën aktuale në Kosovë.

Kreu i Nismës për Kosovën ka thënë se partia e tij do të hyjë në zgjedhje në një koalicion me Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës, që udhëhiqet nga Ramush Haradinaj. I pari i NISMA-s i ka quajtur “banda” dy partitë opozitare, Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Partia Demokratike e Kosovës.

“Ka ardhur koha që bandat t’i çojmë në shtëpi. T’i largojmë njerëzit që po e ngufatin shtetin. Nëse vonohemi do të kemi pasoja”, ka shtuar Limaj.

Ish-komandanti i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ka vlerësuar se Qeveria aktuale e vendit nuk po funksionon, dhe se nuk po arrin të gjejë zgjidhje për problemet e shumta në vend.

“Jemi të gatshëm qysh nesër të marrim pjesë në zgjedhje. A na konvenon a jo, kjo është çështje tjetër”, ka thënë Limaj, shkruan Express.

Limaj ka premtuar se me Nismën në udhëheqje të vendit, brenda dy vjetësh Kosova do të kishte sistem tjetër të drejtësisë.  Ai ka thënë se shteti ligjor është kyç për përparimin e Kosovës, në çdo aspekt. /Insajderi.com