Limaj: Qytetarët duhet të zgjedhin në mes meje e Enver Hoxhajt

Limaj: Qytetarët duhet të zgjedhin në mes meje e Enver Hoxhajt

Kryetari i NISMA-s Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka deklaruar se qytetarët duhet të vendosin në mes tij e kandidatit të Partisë Demokratike të Kosovës për kryeministër, Enver Hoxhaj.

Kjo pasi sipas Limajt, ai përfaqëson “zërin çlirimtare”, duke shtuar se kjo është “kauza e tij”

“Unë përfaqësoj zërin çlirimtar, jam përfaqësues i denjë kjo është kauza ime. Shtrati ynë elektoral e ka para vetes Enver Hoxhajn dhe Fatmir Limajn dhe ata le të vendosin ku ndihen më të përfaqësuar. Qytetari le të vendos. Jam përfaqësuesi më i denjë i tyre”, tha Limaj në Kanal 10.

Fatmir Limaj e Enver Hoxhaj, kishin pasur bisedime për një koalicion PDK-NISMA. Por, nuk ishte arritur.

Dy subjektet politike garojnë të vetme në zgjedhje. /Insajderi.com