Fatmir Limaj është rizgjedhur kryetar i NISMA Socialdemokrate, njofton Insajderi.
Nuk e kishte asnjë delegatë kundër në Kuvendin e ll-të zgjedhor të kësaj partie – e cila u themelua në vitin 2014
“Nisma si parti e moderuar të vazhdoj me politikat sociale. Në promovimin e vlerave demokratike, në promovimin e avancimin e të drejtave pa dallim feje e etnie. Në mbështetje të asaj kategorie që më së shumti kanë nevojë. Ne do ta promovojmë fuqishëm të kaluarën tonë historike”, ka thënë thënë Limaj gjatë fjalimit të tij.
Shtoi se do subjekti politik që ai drejton do të jetë opozitar ndaj pushtetit të Albin Kurtit.
Sipas, Limajt “nuk do të lejojnë që Kosova të rrëshqas në autokraci dhe despotizëm”. /Insajderi.com