
Kryetari i Nismës për Kosovën, njëherësh zëvendëskryeministër në Qeverinë e Kosovës, Fatmir Limaj ka reaguar pas vdekjes se ish luftëtarit të UÇK-së, Haradin Bala.
Limaj është treguar emocional në një shkrim të postuar në ‘Facebook’.
Ka thënë se vdekja e Balës është humbje e madhe për familjen, miqtë dhe Kosovën në përgjithësi.
“Ishte njeri i drejtë dhe punëtor. Ai dha kontribut të madh edhe në forcimin dhe konsolidimin e partisë tonë, Nisma. I përjetshëm do të mbetet kujtimi për të. Ngushëllimet më të sinqerta familjes Bala”, thuhet ndër të tjera në reagimin e Limajt.
Reagimi i plotë i Limajt:
I prekur nga lajmi për vdekjen e mikut tim, bashkëluftëtarit e bashkëpartiakut, Haradin Bala.
Vdekja e Haradin Balës është një humbje e madhe për familjen, miqtë, dhe partinë tonë.
Bala dha kontribut të madh në luftën e lavdishme të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe në procesin e shtetndërtimit të vendit.
Ishte njeri i drejtë dhe punëtor.
Ai dha kontribut të madh edhe në forcimin dhe konsolidimin e partisë tonë, Nisma.
I përjetshëm do të mbetet kujtimi për të. Ngushëllimet më të sinqerta familjes Bala.