Limaj shprehet i lumtur që Shukri Buja iu bashkua Nismës

Limaj shprehet i lumtur që Shukri Buja iu bashkua Nismës

Lideri i Nisma për Kosovën, Fatmir Limaj është shprehur i lumtur që partisë së tij i është bashkuar ish-anëtari i PDK-së, Shukri Buja.

Limaj tha se është nderë për Nismën që në mesin e tyre kanë edhe një njeri si Shukri Buja i cili vjen nga një familje e njohur.

Ai shtoi se Shukri Buja ka ardhur në shtëpinë e tij, duke shtuar se kushdo që është i interesuar t’i bashkohet konceptit të Nismës është i mirëseardhur.

Limaj gjatë konferencës për media ka shprehur bindjen se në javën e ardhshme do të formohen institucionet e Kosovës.

“Më 24 gusht ne presim që në këtë seancë të fillohet përfundimisht krijimi i institucioneve, ftoj të gjithë se sa ma shpejtë të lehtësojnë krijimin e institucioneve e më pas të ndodh edhe ai i Qeverisë. Jam optimist që deri në fundjavë Kosova do ta ketë edhe Kuvendin edhe Qeverinë e konstituuar”, ka thënë Limaj.