Limaj: Taksa ndaj Serbisë e Bosnjës s’është shantazh ndaj Bashkimit Evropian

Limaj: Taksa ndaj Serbisë e Bosnjës s’është shantazh ndaj Bashkimit Evropian

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Fatmir Limaj, ka folur për taksën e re prej 100 për qind, që Qeveria e Kosovës ka vendosur ndaj mallrave nga Serbia dhe Bosnja e Hercegovina.

Limaj ka thënë në emisionin “Pressing”, në televizionin T7, se kjo taksë “s’është shantazh ndaj Bashkimit Evropian”.

Limaj ka treguar se pa taksë, Serbia fiton 1 miliard euro në vit nga Kosova.

Ai ka theksuar se taksa i kontribuon sigurisë së vendit. Limaj ka shtuar se Kosova mund të përballet me probleme në treg, por ato do të ishin të menaxhueshme.