Limaj: Thaçi dhe të tjerët do ta mbrojnë dinjitetshëm UÇK-në

Limaj: Thaçi dhe të tjerët do ta mbrojnë dinjitetshëm UÇK-në

Lideri i NISMA Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka reaguar në lidhje me konfirmimin e aktakuzave të Gjykatës Speciales për Hashim Thaçin e Kadri Veselin.

Limaj në deklaratë tha se . “Hashim Thaçi dhe të gjithë të akuzuarit tjerë, luftën e UÇK-së do ta mbrojnë në mënyrë dinjitoz dhe në fund do të dalin faqebardhë nga ky proces”.

Ai po ashtu theksoi se “Sado të rënda të jenë padrejtësitë kundër fateve individuale dhe kolektive që janë bërë dhe po bëhen ndaj luftëtarëve të lirisë, ne duhet të tregojmë lidership të vërtetë në këto rrethana të vështira për shtetin tonë”.

“Përkundër vuajtjeve individuale dhe familjare që kanë ngërthyer në vetvete këto procese, unë kam besimin e plotë se bashkëluftëtari im, presidenti i vendit z. Hashim Thaçi dhe të gjithë të akuzuarit tjerë, luftën e UÇK-së do ta mbrojnë në mënyrë dinjitoze dhe në fund do të dalin faqebardhë nga ky proces”, theksoi Limaj.

Gjykata Speciale të mërkurën ka arrestuar ish-zëdhënësin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Jakup Krasniqin – po të njëjtën ditë konfirmoi aktakuzat për dy nga krerët e UÇK-së; Thaçin e Veselin. /Insajderi.com