Limaj tregon për takimin e tij të djeshëm me Ramën

Limaj tregon për takimin e tij të djeshëm me Ramën

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Fatmir Limaj dhe kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama janë takuar gjatë ditës së djeshme në Tiranë.

Limaj përmes një postimi në Facebook ka thënë se temë e diskutimit ka qenë edhe vendosja e taksës për ata që kalojnë në “Rrugën e Kombit”. Thotë se ka parë një gatishmëri të Ramës për të gjetur një modalitet të taksës.

“Në vizitën time në Tiranë kam pasur takime me kryeministrin e Shqipërisë Edi Rama. Temë e këtij takimi ishte edhe vendosja e taksës për ata që kalojnë në ‘Rrugën e Kombit'”.

“Më kënaqësi mund të them se pashë një gatishmëri të kryeministri Rama për ta gjetur një modalitet të taksës, i cili nuk do ta rendonte qarkullimin e njerëzve dhe mallrave në ‘Rrugën e Kombit'”.

“Të njëjtin vullnet e pashë edhe në takimin e përbashkët që pata me kryetarin e Kuvendit të Shqipërisë, ministrin e Financave dhe Shefin e Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste. Unë pres shumë shpejt qe Qeveria Shqiptare të dalë me një modalitet i cili merr në konsideratë interesat e biznesit Kosovë-Shqipëri dhe shqetësimet e qytetarëve”, ka shkruar Limaj në Facebook./Insajderi.com