Limaj tregon se kur do të merret vendimi për zgjedhje – Bën thirrje të bëhen përgatitjet

Limaj tregon se kur do të merret vendimi për zgjedhje – Bën thirrje të bëhen përgatitjet

Kryetari i Nismës Sociademokrate Fatmir Limaj, është deklaruar për media pas takimit më kryeministrin në largim Ramush Haradinaj dhe partnerin tjetër të koalicionit PAN, Behgjet Pacolli nga AKR, shkruan Insajderi.

Limaj, ka thënë që shpreson që presidenti shpejt do t’i ftojë partitë të dakordohen për zgjedhje ndërsa ka theksuar se vendi shkon në zgjedhje vetëm me dakordimin e partive.

“Vendin e dërgon në zgjidhje vetëm dakordimi i partive politike, është e rëndësishme marrëveshja mes nesh. Por njëherë duhet t’i kalojmë disa procedura, konsulta me presidentin”, ka thënë ai.

Limaj, ka treguar se po e presin edhe Lidhjen Demokratike të Kosovës që ta përfundojë procesin e brendshëm zgjedhor. Ai ka treguar se javën e ardhshme do të ketë zgjidhje për këtë çështje.

“ Vendi po shkon në zgjedhje, bëhuni gati. Nuk mund ta lëmë vendin në këtë gjendje”, është shprehur Limaj.

Në këtë mbledhje të thirrur nga i pari i AAK-së Ramush Haradinaj, nuk ka marrë pjesë partia tjetër ë koalicionit PAN, PDK./ Insajderi.com