Limaj tregon se si nuk i’a kishte zgjatur dorën Millosheviqit

Limaj tregon se si nuk i’a kishte zgjatur dorën Millosheviqit

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka treguar për herë të parë se si kishte refuzuar t’ia zgjaste dorën Sllobodan Millosheviqit derisa të dytë po gjykoheshin në Hagë, njofton Insajderi.

Limaj në Syri Tv ka thënë se “pasi kishin kryer vizitat familjare ishin takuar në ashensor dhe se Millosheviqi kishte provuar t’ia zgjaste dorën, por ai kishte refuzuar një gjë të tillë.

Më tutje, Limaj ka thënë se ka komunikuar me të tjerët, por jo me Sllobodan Millosheviqin.

“Me të tjerët kam komunikuar. Kur e kam parë atë njeri më kanë dalë fytyrat e mijëra njerëzve dhe krejt ajo që ka ndodhë në vendin tonë prej 1987 dhe nuk kam mundur ta kapërcej atë ‘dhembje të kombit dhe me ia zgjat dorën dhe me u bë sikur nuk ka ndodhë asgjë’”./Insajderi.com