fbpx

Limaj: Zoti na ndihmoftë në punë të mira për vendin

Limaj: Zoti na ndihmoftë në punë të mira për vendin

Dhjetëra anëtarë të rinj i janë bashkuar Nismës Socialdemokrate në degën e saj në Vushtrri.

Këtë e kanë konfirmuar partia përmes një postimi në Facebook ku thuhet se në mesin e tyre ka edhe  profesorë universitarë, juristë, studentë, dhe personalitete të fushave të ndryshme.

“Burra e gra, djem e vajza, të rinj e të moshuar, nga Vushtrria, me vullnet kanë vendosur t’ia japin besimin Nismës Socialdemokrate.
Sonte në mbrëmje në degën e Nismës në Vushtrri, mirëpritëm dhjetëra anëtarë të rinj, në mesin e tyre edhe profesorë universitarë, juristë, studentë, dhe personalitete të fushave të ndryshme, të gatshëm për të kontribuar për Vushtrrinë dhe Kosovën”, thuhet në postim.

Kryetari i kësaj partie, Fatmir Limaj ka thënë se ka partia e tij do të jetë përcaktuese për qeverinë e ardhshme.

“Zoti na ndihmoftë në punë të mira për vendin”, ka shkruar Limaj në faqen zyrtare të partisë.