Në këtë rast, presidenti turk Rexhep Taip Erdogan do të vë gurin themeltar të ndërtimit të këtij terminali të aeroportit në Kuvajt, së bashku me kreun e shtetit të Kuvajtit, Sheikh Sabah Al Ahmad Al Sabah.
Kompania Ndërtimore Turke, Limak, që menaxhon me Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”, do të nisë nesër ndërtimin e një ndërtese të re terminalesh në Aeroportin Ndërkombëtar të Kuvajtit.
E në këtë rast, presidenti turk Rexhep Taip Erdogan do të vë gurin themeltar të ndërtimit të këtij terminali të aeroportit në Kuvajt, së bashku me kreun e shtetit të Kuvajtit, Sheikh Sabah Al Ahmad Al Sabah, raporton mediumi nga Kuvajti, Gulfnews.
Ndërmarrja turke e ndërtimit Limak Insaat, e cila menaxhon edhe Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës, në qershor të vitit të kaluar fitoi tenderin për ndërtimin e terminalit të aeroportit në Kuvajt, njofton Insajderi.
Erdogan, planifikohet të mbërrijë të martën në Kuvajt, në një vizitë zyrtare që do të përfshijë gjithashtu bisedimet me Shaikh Sabah mbi nxitjen e marrëdhënieve dypalëshe dhe mbi zhvillimet në rajon.
Para dy muajsh, sheiku nga Kuvajti ishte mysafir i Erdoganit në Turqi. /Insajderi.com