
Një shtetase afgane e moshës 28-vjeçare, ka lindur një foshnje në Klinikën e Gjinekologjisë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, përcjell Insajderi.com.
Përmes njoftimit, Shërbimi Spitalor Klinik Universitar i Kosovës ka bërë të ditur se foshnja është lindur me peshë 3.7 kilogramë dhe është i gjinisë mashkullore.

Lindja e foshnjes afgane në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.
Po ashtu, SHSKUK ka njoftuar se gjendja shëndetësore e gruas dhe e foshnjes është e mirë dhe stabile.
“Një shtetase afgane, me inicialet S.F., e moshës 28 vjeçare, lindi një foshnje në Klinikën e Gjinekologjisë të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës.
Fëmija u lind me opercion, peshon 3.7 kilogramë dhe i takon gjinisë mashkullore. Sipas mjekëve, gjendja shëndetësore e gruas dhe e bebës është e mire”, thuhet në njoftim.