Lipjan: i dashuri i kërkon 70 mijë euro ose do t’ia dërgoj familjarëve fotografitë intime

Lipjan: i dashuri i kërkon 70 mijë euro ose do t’ia dërgoj familjarëve fotografitë intime

Policia e Kosovës ka njoftuar se viktima femër kosovare ka raportuar se, i dyshuari mashkull kosovar i dashuri i saj, ka kërkuar që t’ia jap 70 mijë euro para të gatshme, se përndryshe do ia dërgoj fotot intime familjarëve të saj, shkruan Insajderi.

Rasti ka ndodhur të shtunën  në komunën e Lipjanit.

I dyshuari tjetër vëllai i viktimës, në shenjë reagimi dyshohet se ka shkuar në shtëpinë e të dyshuarit dhe e ka kanosur me vrasje.

“Viktima femër kosovare ka raportuar se i dyshuari mashkull kosovar  (i dashuri i saj), ka kërkuar që t’ia jap  70.000 (shtatëdhjetëmijë) € para të gatshme, se përndryshe do ia dërgoj fotot (intime) familjarëve të saj. Ndërsa, i dyshuari tjetër vëllai i viktimës, në shenjë reagimi dyshohet se ka shkuar në shtëpinë e të dyshuarit dhe e ka kanosur me vrasje. Lidhur me rastin është informuar prokurori, ndërsa njësitet policore janë duke hetuar rastin”, thuhet në raportin e PK-së./Insajderi.com