Lipjan, zëvendësohen drunjtë e dëmtuar

Lipjan, zëvendësohen drunjtë e dëmtuar

Drunjtë e dëmtuar në Lipjan sot janë zëvendësuar me fidane të reja.

Kryetari i kësaj komune, Imri Ahmeti, tha se kanë bërë mbjelljen e fidanëve të reja në ato vende ku ishin dëmtuar.

Me këtë rast, ai kërkoi që të ruhen ambienti dhe drunjtë dekorativë.

“Ambienti duhet të ruhet nga të gjithë, dëmtimi i drunjëve dekorativ është në dëm të shoqërisë, andaj duhet të ruajtur dhe kujdesur nga të gjithë. Po ashtu në qytet është duke u bërë krastitja e drunjëve dekorativ që në pranverë të marrin pamje të bukur”, tha Ahmeti.