
Ndryshe nga Prishtina dhe disa komuna të tjera, Lipjani ka marrë vendim që qyteti të mos dekorohet për festat e fundvitit, njofton Insajderi.
Ky vendim është marrë pas një sondazhi të zhvilluar nga komuna, ku shumica e qytetarëve janë shprehur kundër ndriçimit, për shkak të pandemisë COVID-19.
“Pas një sondazhi që ka zhvilluar Komuna e Lipjanit me pyetjen se a duhet të dekorohet qyteti në Lipjan për nder të festave të fund vitit, shumica e qytetarëve janë përgjigjur për (JO) që mos të dekorohet qyteti, pasi që aktualisht jemi në kushte të pandemisë Covid-19”.
“Në këtë rast Komuna e Lipjanit merr për bazë vullnetin e qytetarëve dhe vendos që mos dekorohet qyteti për nderë të festave të fund vitit”, thuhet në njoftimin e komunës./Insajderi.com