
“Liria dhe pavarësia e Kosovës tashmë mbajnë vulën tuaj, të ShBA-ve, të NATO-s dhe të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Republika e Kosovës do t`ju mirëpres gjithmonë si hero”.
Këto komente, kryeparlamentari, Glauk Konjufca i bëri, gjatë takimit me ish-komandantin Suprem të Forcave Aleate të NATO-s në Evropë, Wesley Clark.
Clark është shprehur i lumtur për vizitën në Kosovës, përcjell Insajderi.
E përgëzoi Konjufcën “për të arriturat dhe progresin e Kosovës”.
“Ushtaraku i shquar i cili urdhëroi bombardimet e Aleancës Veriatlantike mbi caqet serbe, duke i dhënë fund kapitullit të dhimbshëm të historisë sonë dhe duke ndaluar kështu gjenocidin e Serbisë mbi popullin shqiptar në Kosovë”, tha Konjufca. /Insajderi.com