Liria medias: Kosova bie tetë pozita në raportin e Reporterëve pa Kufij

Liria medias: Kosova bie tetë pozita në raportin e Reporterëve pa Kufij

Tetë pozita ka rënë Kosova për sa i përket lirisë së medias, referuar raportit të Reporterëve pa kufij”, për vitin e kaluar.

Vitin e kaluar vendi ynë ishte në vendin e 70’t.

Në raport përmendet se “gazetarëve serbë nuk i është lejuar të hynë në Kosovë me arsyetim se nuk kanë leje nga institucionet”.

Më mirë se Kosova nga vendet e Rajonit qëndron Bosnje dhe Hercegovina, e 58’ta – ndërsa më së keqi Mali Zi në pozitën e 104.

Maqedonia e Veriut e 90’ta, ndërsa Seria e 93’ta.

Përgjithësisht rajoni jonë cilësohet të jetë në situatë problematike për sa i përket lirisë së medias. /Insajderi.com