Lirimi i veteranëve, Miftaraj: “Vetëm vettingu e shpëton këtë vend”

Lirimi i veteranëve, Miftaraj: “Vetëm vettingu e shpëton këtë vend”

Drejtori ekzekutiv i Institutit të Kosovës për Drejtësi, Ehat Miftaraj, ka kërkuar vetting pas shpalljes të pafajshëm të 12 të akuzuarve në rastin “Veteranët”, njofton Insajderi.

Me anë të një postimi në Facebook, Miftaraj shkruan se “vetëm vettingu e shpëton këtë vend”.

Gjykata Themelore në Prishtinë ka shpallur sot të pafajshëm 12 të akuzuarit anë rastin e njohur si “Veteranët”.

Ndër të akuzuarit kanë qenë ish-kryeministri, Agim Çeku,  Rrustem Berisha si dhe ish-deputeti Shkumbin Demalijaj.

Ata janë akuzuar bashkë me nëntë persona të tjerë për veprën penale “keqpërdorim të detyrës”, më konkretisht për fryrjen e listave të veteranëve.

Nga akuzat përveç Çekut, Berishës dhe Demalijat, janë liruar edhe Nuredin Lushtaku, Shukri Buja, Sadik Halitjaga, Qelë Gashi, Ahmet Daku, Faik Fazliu, Smajl Elezaj, Xhavit Jashari dhe Fadil Shurdhaj. /Insajderi.com