Lirohen në procedurë të rregullt tre personat që morën pjesë në djegien e duarve të cigareshitësit

Lirohen në procedurë të rregullt tre personat që morën pjesë në djegien e duarve të cigareshitësit

Policia e Kosovës ka njoftuar se janë liruar në procedurë të rregullt tre persona të cilët ishin të përfshirë në rastin e cigareshitësit në Prishtinë, njofton Insajderi.

Zëdhënësja e Policisë së Kosovës, Flora Ahmeti për Gazetën Online Insajderi ka thënë se rasti është cilësuar si “shkaktim i rrezikut të përgjithshëm”.

Tutje në raportin e Policisë thuhet se për procedurat e mëtejshme është duke u punuar nga hetuesia e policisë në koordinim me prokurorin e shtetit./Insajderi.com