Lirohen nga akuzat Albulena Haxhiu dhe të akuzuarit tjerë për hedhjen e gazit lotsjellës

Lirohen nga akuzat Albulena Haxhiu dhe të akuzuarit tjerë për hedhjen e gazit lotsjellës

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu dhe ish-deputetët, Besa Baftiu, Pal Lekaj, Donika Kadaj-Bujupi, janë liruar nga akuzat për hedhjen e gazit lotsjellës në Kuvendin e Kosovës.

Siç raportojnë mediat vendore, ndaj tyre ka pushuar akuza për veprën penale posedim i paautorizuar i armëve.

Arsyetimi i gjykatës për vendosjen ndaj këtij rasti ishte se provat  e paraqitura nga Prokuroria nuk provojnë  kryerjen e veprës penale,

Sipas aktakuzës së ngritur më 8 prill 2016, Albulena Haxhiu, Besa Baftiu, Donika Kadaj- Bujupi e Pal Lekaj, akuzoheshin se në shkurt të po atij viti kishin futur bombola të gazit lotsjellës në Kuvendin e Kosovës duke e kryer veprën penale armëmbajtje pa leje.

Aktakuza ka të bëjë me kohën kur partitë atëherë në opozitë, Lëvizja Vetëvendosje, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe Nisma Socialdemokrate kundërshtonin marrëveshjen Kosovë – Mali i Zi për demarkacionin e kufirit dhe marrëveshjen Kosovë – Serbi për themelimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe./Insajderi.com