
Është liruar nga burgu, Bashkim Osmani.
Kjo është bërë e ditur përmes një njoftimi nga medium gjerman Bild.de.
Osmani ishte arrestuar tre muaj më parë nga ana e Policisë së Kroacisë, në një operacion, që mediat ndërkombëtare e kishin quajtur gjigant, kundër krimit të organizuar në Evropë.
Në operacionin e madh është përfshirë edhe Europoli dhe FBI amerikane.
Po ashtu sipas njoftimit Gjykata hetimore nr.2 në Mallorca e ka lënë të lirë 55 vjeçarin pasi që avokati i tij Dr. Jaime Campaner luftoi për të për javë të tëra./Insajderi.com