
Kryetari, Dardan Molliqaj dhe disa aktivistë të Partisë Socialdemokrate janë liruar pasi që u arrestuan të martën, gjatë protestës në Prishtinë.
Lajmin për Shqip.com e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci, i cili tha se me vendim të prokurorit, ndaj të dyshuarve është inicuar hetim për veprën penale “Procedurë Kundërvajtëse”.
Ai shtoi se hetuesit policorë të udhëhequr nga prokurori i shtetit, kanë kryer veprimet preliminare për sqarimin dhe ndriçimin e plotë të rrethanave që kanë karakterizuar ngjarjen.
Ndryshe, të martën derisa po mbahej konferenca për medie e kryetares së Gjykatës Speciale, Ekaterina Trendafilova, Polica jashtë ka arrestuar aktivistët e PSD-së, pasi këta të fundit protestuan kundër krijimit të Gjykatës Speciale. Ata në shenjë revolte kanë vendosur ngjyrë në veturat e zyrtarëve të EULEX-it./Insajderi.com