Lirohet nga aktakuzat i akuzuari për tentim vrasje të Mimoza Kusari-Lilës

Lirohet nga aktakuzat i akuzuari për tentim vrasje të Mimoza Kusari-Lilës

Mikel Qupi është liruar nga të gjitha pikat e aktakuzës. Ai akuzohej se kishte bërë plan ta vriste deputeten e Alternativës, Mimoza Kusari-Lilën dhe Prenk Radin.

Përmes një postimi në llogarin në Facebook, avokati i Mimoza Kusari – Lilës, Besnik Berisha ka njoftuar se Gjykata Themelore në Gjakovë ka liruar nga të gjitha akuzat të akuzuarin Qupi.

“Gjykata Themelore në Gjakovë, Departamenti për Krime të Rënda, sot me 18 dhjetor 2017, liroi nga të gjitha pikat e aktakuzës z. Mikel Qupi, i cili nga Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ishte akuzuar për tentimvrasjen e znj. Mimoza Kusari – Lila dhe z. Prenk Radi”, ka njoftuar avokati i tij, Besnik Berisha.

“Kjo aktakuzë ishte mbështetur tërësisht në një tregim të trilluar, nga një mercenar i vet deklaruar dhe mjerisht ishte besuar në tërësi edhe nga Prokuroria, e cila dështoi për të provuar gjë që kishte shkruar e pretenduar”, ka shtuar ai në Facebook.