Lirohet nga burgu Faik Fazliu

Lirohet nga burgu Faik Fazliu

Ish-kryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Faik Fazliu, është liruar nga burgu pas arrestimit të mbrëmshëm rreth orës 22:40 në rrugën “Tranziti i Ri” në Prizren, njofton Insajderi.

Kështu ka bërë të ditur ushtruesi i detyrës së kryetarit të kësaj organizate, Faton Klinaku përmes një postimi në Facebook.

“Ju informoj se sapo u lirua ish kreu i OVL UÇK-së, Faik Fazliu. Gjykata tani i ka edhe faktet me video, të ushtrimit të dhunës ndaj tij gjatë arrestimit”, ka shkruar Klinaku.

Sipas Policisë, Fazliu ishte arrestuar pasi kishte kanosur një zyrtar policor që ndodhej në detyrë zyrtare duke asistuar inspektorët e AUV-it në një kafiteri, lidhur me mosrespektimin e masave anti-Covid’19.

“I dyshuari F. F lindur në vitin 1977, ka kanosur verbalisht personin zyrtar gjatë kryerjes së detyrës zyrtare. Zyrtarët policorë po asistonin në kontrollimin e një lokali (kafiteri) së bashku me inspektorët e AUV-it, lidhur me mosrespektimin e masave anti Covid19. I dyshuari është intervistuar nga hetuesi kujdestar dhe me aktvendim të Prokurorit inicohet rasti për ‘Kanosje ndaj personit zyrtar’ dhe i dyshuari të ndalet në Qendrën e mbajtjes për 48 orë. Rasti eshte nën hetime”, ka thënë Osmanollaj.

Klinaku ka publikuar edhe video nga vendi I ngjarjes ku shihet se zyrtari policor e ka shtyrë Fazliun dhe derisa ishte përtokë e ka prangosur. /Insajderi.com