Lirohet një nga 12 të arrestuarit e djeshëm në aksionin policor

Lirohet një nga 12 të arrestuarit e djeshëm në aksionin policor

Një nga 12 personat e arrestuar gjatë aksionit të djeshëm policor “Subvencioni 2021”, është liruar, njofton Insajderi.

Bazuar në provat e nxjerra nga Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit në bashkëpunim me Prokurorinë Themelore në Prishtinë, janë bërë bastisje në disa zyre dhe vendbanime të personave ku janë konfiskuar: 433,160.00 euro, 600 dollarë, 200 franga, 275 lira turke, 15 telefona, 8 vetura, 1 kompjuter, 5 armë, 1 USB dhe 1 vulë.

Siç bëhet e ditur në njoftimin 24 orësh të policisë, me urdhër të prokurorit njëmbëdhjetë zyrtarët e arrestuar janë dërguar në mbajtjes 48 orë ndërsa njëri nga ta është liruar në procedurë të rregullt.

“KEQPËRDORIM I POZITËS ZYRTARE & MARRJE/DHËNJE RYSHFETI

Prishtinë, Istog, Gjilan, Lipjan 18.02.2021 – 13:00. Me 24.02.2021 hetuesit policor nga Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit në bashkëpunim me Prokurorinë Themelore në Prishtinë, gjatë një aksioni “Subvensioni 2021” kanë arrestuar 12 (dymbëdhjetë) persona, nën dyshimin se të njëjtit kanë kryer veprën e lartcekur. Në bazë të provave janë bërë bastisje në disa zyre dhe vendbanime të personave ku janë konfiskuar:  433,160.00 (katërqind e tridhjetë e tre mijë e njëqind e gjashtëdhjetë) euro, 600 (gjashtëqind) dollar, 200 (dyqind) franga, 275 (dyqind e shtatëdhjetë e pesë) lira turke, 15 (pesëmbëdhjetë) telefona,  8 (tetë) vetura, 1 (një) kompjuter, 5 (pesë) armë, 1 (një) USB dhe 1 (një) vulë. Me urdhër të prokurorit njëmbëdhjetë zyrtarët e arrestuar janë dërguar në mbajtjes 48 orë ndërsa njëri nga ta është liruar në procedurë të rregullt. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në njoftim. /Insajderi.com