
Është liruar plotësisht rruga për në pikën kufitare në Jarinje.
Para pak qastësh kishte filluar tërheqja e automjeteve të vendosura si barrikada në fshatin Rudarë.
Fshati Rudarë gjendet rreth pesë kilometra nga Mitrovica.

Nëpër të kalon magjistralja për në Jarinjë.

Serbët lokalë më 31 korrik vendosën barrikada në dy rrugët që çojnë në pikat kufitare, Jarinjë dhe Bërnjak, që lidhin Kosovën dhe Serbinë./Insajderi.com