![Lirohet plotësisht rruga për në pikën kufitare në Jarinjë](https://insajderi.com/wp-content/uploads/2022/08/ec7ddcd4-d67c-4e8b-b544-8905d6713662-730x440.jpg)
Është liruar plotësisht rruga për në pikën kufitare në Jarinje.
Para pak qastësh kishte filluar tërheqja e automjeteve të vendosura si barrikada në fshatin Rudarë.
Fshati Rudarë gjendet rreth pesë kilometra nga Mitrovica.
![](https://shqip.com/app/uploads/2022/08/Photo-Edit-Logo-RUDAR-2-52-1024x760.jpg)
Nëpër të kalon magjistralja për në Jarinjë.
![](https://shqip.com/app/uploads/2022/08/Photo-Edit-Logo-RUDAR-51-1024x760.jpg)
Serbët lokalë më 31 korrik vendosën barrikada në dy rrugët që çojnë në pikat kufitare, Jarinjë dhe Bërnjak, që lidhin Kosovën dhe Serbinë./Insajderi.com