58 kandidatë të listës së Lëvizjes Vetëvendosje kanë siguruar ulëse në Kuvendin e Kosovës, njofton Insajderi.
Pak kohë para publikimit të rezultateve nga Komisioni Qendror të zgjedhjeve, anëtari i LVV-së, Xhevdet Maloku ka publikuar listën e deputetëve të LVV-së, të cilët do të jenë pjesë e Kuvendit.
Maloku ka uruar të gjithë deputetët të cilët kanë arritur të fitojnë mandat në zgjedhjet e 14 shkurtit.
“Urime të gjithë deputeteve të VETËVENDOSJES. Shumë suksese në mandatin tuaj”, shkruan Maloku.