Lista Serbe e quan Haradinajn kryeminstër të shkëlqyeshëm

Lista Serbe e quan Haradinajn kryeminstër të shkëlqyeshëm

Kryetari i Listës Serbe, Dalibor Jevtic ka dhënë një intervistë për DW-në në gjuhën serbe duke folur për angazhimin e partisë së tij në Qeverinë e Ramush Haradinajt, duke treguar se Lista Serbe e kishte marrë vendimin për të hyrë në koalicion edhe pse në Beograd nuk ishin pajtuar aq shumë me këtë vendim.

“Kur kemi vendosur që të marrim pjesë në këtë Qeveri, në Beograd ka pasur një mendim ndryshe. Por ata në fund e pranuan atë që e thamë”, ka thënë Jevtiq, raporton Insajderi.

Madje Jevtiq që mbanë edhe postin e zv.kryeministrit në Qeverinë Haradinaj, e ka lavdëruar Haradinaj.

“Nga dita e parë me kryeministrin z.Haradinaj, ne kemi një bashkëpunim të shkëlqyeshëm dhe shumë specifik. Kemi filluar që të zgjidhim shumë probleme”, ka thënë Jevtiq, duke komentuar edhe akuzat e Qeverisë e Serbisë që e konsiderojnë Haradinajn një kriminel.

“Problemet nuk zgjidhen nëse refuzojmë të flasim e bashkëpunojmë”, ka thënë Jevtiq./Insajderi.com