Lista Serbe i kërkon Amerikës që dialogu të vazhdojë sa më shpejt që të jetë e mundur

Lista Serbe i kërkon Amerikës që dialogu të vazhdojë sa më shpejt që të jetë e mundur

Përfaqësuesit e Listës Serbe kanë kërkuar para zyrtarit të lartë amerikan për Ballkanin, Matthew Palmer dhe ambasadorit amerikan në Kosovë, Philip Kosnet, vazhdimin sa më të shpejt që të jetë e mundur të dialogut Kosovë-Serbi, njofton Insajderi.

Siç thuhet tutje në një njoftim të Listës Serbe, kryetari i kësaj partie, Goran Rakiq, ka thënë se pret që të gjitha partitë në Kosovë të respektojnë rezultatin e këtij subjekti në zgjedhjet e 14 shkurtit.

“… Është vital për popullin serb vazhdimi i dialogut mes Prishtinës dhe Beogradit sa më shpejt që të jetë e mundur, dhe implementimi i marrëveshjeve të arritura”, ka thënë ai në një takim të mbajtur online.

Lista Serbe në zgjedhjet e shkurtit fitoi 10 ulëset për komunitetin serb.

Ajo u akuzua nga parti të komuniteteve tjera se u mundua të shtojë vota për parti të caktuara të komuniteteve tjera në mënyrë që të shtojë ndikimin në Kuvend. Institucionet tashmë kanë anuluar votat e atyre partive në komunat me shumicë serbe. /Insajderi.com