Lista Serbe tregon arsyen për mospjesëmarrje në seancë

Lista Serbe tregon arsyen për mospjesëmarrje në seancë

Në thirrjen për vazhdimin e seancës së sotme të kuvendit nuk janë përgjigjur pozitivisht as deputetët e Listës Serbe.

Por mospjesmarrjen Lista Serbe e ka arsyetuar, duke thënë se “po u japim hapësirë partive shqiptare që të gjejnë numrin e mjaftueshëm të deputetëve për vazhdimin e punës së Kuvendit”.

Lista Serbe ka thënë se është e gatshme të përfshihet në punën e institucioneve.